Kryeministria konfirmon anulimin e vizitës së Ramës në Shkodër, ja në çfarë...

Kryeministria konfirmon anulimin e vizitës së Ramës në Shkodër, ja në çfarë drejtim “ia ka mbathur”

131
0
Shares

Zyra e shtypit e kryeministrisë konfirmon anulimin e vizitës së kryeministrit në Shkodër, ndërsa “saktëson” se Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar këtë qytet sot.

“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj.

Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlorë, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërkohë sot në Shkodër, PD organizoi protestë me biznesin e vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY