FOTO GALERI/ Tiranë, Policia Rrugore “luftë” me qejflinjtë e shpejtësisë dhe të...

FOTO GALERI/ Tiranë, Policia Rrugore “luftë” me qejflinjtë e shpejtësisë dhe të rakisë

118
0
Shares

Edhe pse kontrollet e Policisë Rrugore të Tiranës janë intensifikuar ditë pas dite në drejtim të konstatimit të shkeljeve si shpejtësia mbi normat e lejuara apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit përsëri në fundjavë evidentohen raste drejtimi mjeti në mënyrë të parregullt që përbëjnë rrezik potencial për jetën e vetë drejtuesve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para  të mëngjesit të sotëm janë pezulluar :

– 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës

– 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Gjatë kontrolleve të kryera, policia rrugore ka konstatuar dhe arrestuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur  apo pa leje drejtimi.

Konkretisht :

– Në rrugën “Xhorxh W Bush” shtetasi me iniciale Sh. R., 57 vjeç,  u verifikua se drejtonte motomjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.59 mg/l.

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” shtetasi me iniciale E. B., 21 vjeç, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën 0.56 mg/l.

– Në rrugën “Xhorxh W Bush” shtetasja me iniciale I. D., 37 vjeçe, u verifikua se drejtonte mjetin nën  efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l.

– Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale A. T., 20 vjeç u verifikua se drejtonte mjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës  apelon për  respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY