DETAJET/Shpërthejnë armët në qendër të Fierit, lufta te pika e basteve

DETAJET/Shpërthejnë armët në qendër të Fierit, lufta te pika e basteve

130
0
Shares

Disa të shtëna me armë zjarri ndodhën sonte në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur ndërkohë që ka mbetur i plagosur një person me inicialet A.J, 32 vjec.

Dikush qëlloi 3 herë me armë zjarri, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.

Policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY