Mustafaj paralajmëron Ramën: Po rrezikon negociatat për Saimir Tahirin

Mustafaj paralajmëron Ramën: Po rrezikon negociatat për Saimir Tahirin

95
0
Shares

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në studion e lajmeve në Neës24 paralajëmroi se negociatat po rrezikohen për shkak të Saimir Tahirit. Në vijim ai komentoin ehd etensionet e javës së fundit në Parlament si dhe përjashtimin e deputetëve.

Përplasjet në seancë parlamentare

Ishte një gjë e veçantë përsa i përket spektaklit. Që në antikitet bëhej si spektakël për t’ia treguar të tjerëve, me një agresivitet të parrezikshëm, se uji, mielli e veza nuk të dëmtojnë fizikisht. Nuk kam qenë kurrë njeri i spektaklit. Nuk është një mënyrë bërjeje politikë që mua më shijon, por që duhet pranuar për sa kohë nuk është i rrezikshëm. Vezë përdoren dhe në Europë, por këto i hedhin ekstremistët, arritja e PD deri në këtë masë tregon që ka një akumulim nervash. Pamë edhe ministrin që goditi me ujë.

Cfarë fitoi opozita nga kjo?

Është e vështirë të matësh opinionin në lidhje me atë që ndodhi. Nuk dimë ndjesinë e opinionit publik. Pakënaqësia e shqiptarëve përballë Edi Ramës është shumë e madhe.

Nuk më duken skandal këto përplasje. Unë shoh te brezi i politikanëve të rinj shoh dëshirë të madhe për mizanskena, gjëra që nuk kanë të bëjnë me thelbin që duhet t’i përcjellim shoqërisë. Gjesti i Busahtit ishte diçka e jashtëzakonshme, nuk i lejohet ministrit të japë një shembull të tillë.

Opozitat e kanë ndjekur këtë metodë, fushatë goditjesh të papushimta për të përkeqësuar imazhin e qeverisë

Ky është një nga defektet më të mëdha që ka kultura jonë politike. 95% mbështetet te denoncimi, dhe 5% për propozime e shfaqje alternative. Mbajtja e fokusit të energjisë të opozitës tek denoncimi bën që në shumicën e zgjedhjeve, votohet kundër pushtetit, por jo realisht pro opozitës. Duke qenë se njerëzit veprojnë kundër pushtetit, zhgënjimi vjen shumë shpejt, se thonë ja edhe këta si ata të tjerët qenkan. Duhet bërë ndryshe sepse jemi një shoqëri e hapur, e moderne. Elita e influencon opinionin publik.

Përjashtimet e 6 deputetëve dhe ministrit Bushati

Përjashtimi është një penalizim për mua, i tepruar, 6 veta nuk duhen përjashtuar. Ndërsa përsa i përket Saimir Tahirit, dhe sjellja që ka qeveria kundrejt tij, dhe si po e mbështet Rama Tahirin për të shmangur akuzat e tij, tregon që ai ka një pushtet okult. Ka rrezik që negociatat të mos hapen vetëm se Saimir Tahiri nuk është në burg, prej kryeministrit. Problemi është se Tahiri, po i bëhet barrë Shqipërisë. Sjellja që ka qeveria për ta marrë nën sqetull Tahirin, po i bëhet barrë vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY