Ish-anëtari i shkarkuar i Kushtetueses, apelon vendimin

Ish-anëtari i shkarkuar i Kushtetueses, apelon vendimin

55
0
Shares

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi, pasi nuk justifikonte pasurinë. Ankimi i ish-gjyqtarit Fatos Lulo është depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Fatos Lulo ishte i pari që ra në ‘rrjetën’ e Vettingut.

Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, pasi nuk justifikon pasurinë e tij prej 480 mije dollarë dhe shtëpinë në Kanada. Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo është zotërues i një apartamenti te “Rruga e Durresit”, i fituar me kontratë dhurimi nga motra dhe një zyre, sipas deklarimit te tij e dhuruar me vlerë 100 mijë dollarë.

Pas tij sot nga Vettingu u shkarkua gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh dhe apartamente e troje në Tiranë dhe Durrës. Sipas komisionit të Vettingut, vlerësimi për këtë gjyqtar ishte mjaftuar vetëm me pasurinë, ku nga verifikimet rezultoi se ai nuk justifikonte pasurinë në vlerën e 20 milionë lekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY