Anila Trimi: Hetim edhe për policët në protestën e Kalimashit

Anila Trimi: Hetim edhe për policët në protestën e Kalimashit

275
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet mbi mënyrën se si kanë vepruar efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës së qytetarëve të Kukësit në “Rrugën e Kombit”.

Lajmin e konfirmoi drejtuesja e institucionit Anila Trimi, sipas të cilës hetimet janë përqendruar tek gjithë dinamika e protestës, gjatë të cilës protestuesit shkatërruan sportelet e vendosura nga kompania koncesionare, si dhe u përballën ashpër me forcat e policisë.

Deklaratën drejtuesja e shërbimit te kontrollit te brendshëm e bëri gjate raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë mbi aktivitetin e institucionit për vitin 2017, mbledhje e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. Por mësohet se raporti evidenton faktin se gjatë vitit të kaluar 260 policë janë kallëzuar pranë Prokurorisë per shkelje te ndryshme dhe abuzime me detyrën.

Sipas opozitës bëhte fjalë për rreth 120 protestues që janë dëmtuar në masë të ndryhsme gjatë përleshjeve në protestën e Kalimashit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY