EMRAT/ Gjobëvënësit e tregtarëve në Shkodër, Gjykata jep dënimet për 4 të...

EMRAT/ Gjobëvënësit e tregtarëve në Shkodër, Gjykata jep dënimet për 4 të akuzuarit

124
0
Shares
Foto, arrestimi i gjobvenesve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur vendimin përfundimtar për katër nga 7 të arrestuarit një vit më parë për gjobëvënie ndaj tregtarëve dhe biznesmenëve në Shkodër. Të pandehurve u është ulur një e treta e masës së dënimit për shkak të gjykimit me kohë të shkurtuar.

Dënimet nga Gjykata:
Muhamet Lici 13 vite burg
Besmit Domnori 9 vite burg
Abedin Bajraktari 11 vite burg
Denis Skutina 10 vite burg

Si u kapen mat ne lokal gjobvenesit
Arrestimi i gjobevenesve te tregtareve u be me datë 04.03.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, qe finalizuan Operacionin Policor të koduar “ILLEGAL BILLS “.

Përmes ketij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirë kryesisht në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjena e Kirasit”, në qytetin Shkodër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmerine kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonen e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjenë e Kirasit”, Shkodër.

Foto, arrestimi i gjobvenesve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY