Plasi lufta? Trump kërcënon Putin: Bëhu gati, po të vijnë raketat “e...

Plasi lufta? Trump kërcënon Putin: Bëhu gati, po të vijnë raketat “e zgjuara”

104
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të nisin sulmet ajrore ndaj regjimit të Assadit në Siri, pas hedhjes së lëndëve kimike mbi popullsinë civile, ku u vranë edhe fëmijë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se raketat janë gati dhe i drejton një paralajmërim Rusisë. Kjo e fundit, disa orë më parë u zotua se do të rrëzojë çdo raketë që do të godasë regjimin e Assad. Rusia, e cila mbron regjimin e Presidentit sirian Bashar al Assad, premtoi se do të shkatërrojë çdo raketë që do të niset drejt forcave qeveritare.

“Rusia zotohet se do të rrëzojë të gjitha raketat që do të lëshohen drejt Sirisë. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, bukur, të reja dhe ‘të zgjuara’. Ju nuk duhet të jeni partnerë me një ‘mizor të gazit vrasës’ që vret popullin e tij dhe kjo gjë i shijon”, thotë Presidenti amerikan.

Nga ana tjetër, SHBA, Franca dhe Britania vazhdojnë të diskutojnë për të sulmuar Sirinë dhe për të ndëshkuar Presidentin Assad, pas sulmit kimik të shtunën që forcat e tij qeveritare hodhën ndaj popullsisë, duke vrarë 43 persona.

Pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump për sulmet në Siri, ka reaguar edhe Rusia. Sipas Kremlinit, raketat e SHBA duhet të hidhen ndaj terroristëve dhe jo ndaj qeverisë së Sirisë.

“Raketat ‘e zgjuara’ duhet të godasin terroristët, dhe jo qeverinë e ligjshme të Sirisë, e cila prej disa vitesh po lufton kundër terrorizmit ndërkombëtar në territorin e saj”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY