FOTO/ Tragjedi në Algjeri, rrëzohet avioni ushtarak me 200 persona në bord

FOTO/ Tragjedi në Algjeri, rrëzohet avioni ushtarak me 200 persona në bord

62
0
Shares

Një tragjedi është regjistruar në Algjeri. Raportohet se një avion ushtarak me 200 persona në bord është rrëzuar në afërsi të kryeqytetit. Mediat lokale shkruajnë se bilanci fillestar është 7 persona të vdekur. Megjithatë thuhet se numr I viktimave mund të rritet deri në 200.

Mediat raportojnë se 14 ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe shumë persona të plagosur janë transferuar për në spital. Avioni është rrëzuar vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Boufarik.

Shkaqet e këtij incidenti të tmerrshëm nuk dihen. Autoritetet dyshojnë për ndonjë defekt të mundshëm të mjetit fluturues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY