VIDEO/ Basha: Ja si banda në qeveri e Ramës mund të bjerë...

VIDEO/ Basha: Ja si banda në qeveri e Ramës mund të bjerë për 24 orë

99
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë të qartë sot biznesit të vogël dhe gjithë popullit, formulën e thjeshtë sesi skema e grabitjes së shqiptarëve me taksa e koncensione mund të marrë fund brenda 24 orësh, sesi “kjo bandë në qeveri mund të bjerë brenda 24 orësh”. Ai solli shembullin sei ra taksa e Rrugës së Kombit, me një protestë të vetme dhe të vendosur.

I pyetur nga biznesmeni Nikollaq Neranxi nëse opozita ka fuqi në parlament t’i rrëzojë konçensionet apo “ligjin famëkeq të investitorëve strategjikë”, Basha tha:

“Opozita mund të bëjë amendamente, por mazhoranca i rrëzon, as nuk i ka përfillur fare. Se këta vetëm fasadën i kanë ruajtur parlamentit. Këta janë një bandë që mund ta ndalë vetëm reagimi qytetar. E vetmja gjë që ndali taksën në Rrugën e Kombit ishte reagimi i kuksianëve. Ky është thelbi! Të tjerat janë llafe kot. Nëse çohemi të gjithë, kjo skemë, kjo bandë, bie brenda 24 orësh! Skema e tyre falimenton për 24 orë nëse shqiptarët ngrihen.“

Deklarata u bë në takimin e biznesit të vogël kundër vendosjes së TVSH-së dhe ku kreu i opozitës deklaroi hapur mbështetjen për grevën 1-orëshe që do të zhvillohet nesër.

Me biznesin e vogël kundër vendosjes së TVSh dhe rritjes së taksave.

Publiée par Lulzim Basha sur lundi 9 avril 2018

Me biznesin e vogël kundër vendosjes së TVSh dhe rritjes së taksave.

Publiée par Lulzim Basha sur lundi 9 avril 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY