AMA dënon dhunën ndaj gazetarit Ismet Drishti: Alarm për lirinë e medias...

AMA dënon dhunën ndaj gazetarit Ismet Drishti: Alarm për lirinë e medias në Shqipëri

135
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizionit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

Nëpërmjet një deklarate të saj, “AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë  dëmtimin fizik të Z. Drishti, por dhe që  përbën  alarm për lirinë e medias në Shqipëri”.

Sipas AMA-s, “Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj ‘Zjarr TV’  dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij  televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e një mjedisi më të sigurt për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY