Socialistët nuk ndëshkojnë Ramën për “popullit nuk i ngrihet”, është fjalë me...

Socialistët nuk ndëshkojnë Ramën për “popullit nuk i ngrihet”, është fjalë me dy kuptime

117
0
Shares

Byroja Parlamenatre ka shqyrtuar sot kërkesën e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama ndërsa vendosi rrëzimin e kërkesës së LSI-së për përjashtimin e Ramës nga seanca me 6 vota kundër dhe 3 pro. Sipas maxhorancës, nuk pati fjalë fyese nga ana e kryeministrit në seancën e javës së kaluar.

Nëntë deputetë të LSI-së i kërkuan kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtimin e kryeministrit Rama nga Kuvendi, për fjalorin e përdorur në seancën parlamentare të 29 marsit.

Në relacionin e tyre ata citojnë kryeministrin Rama i cili është shprehur si më poshtë: “Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë, dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ‘thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot’. Lëvizja Socialiste për Integrim e barazon fjalorin e kryeministrit Rama me atë të një rrugaçi duke kërkuar përjashtimin në bazë të rregullores së Kuvendit me 10 ditë nga seanca plenare por për PS nuk ka pasur fjalë fyese.

Socialistët argumentuan se nuk ka fyrje në fjalën e Ramës ndërkohë që argumenti më serioz ishte i deputetes Vasilika Hysi.

“Nuk është përdoruar fjalor fyes dhe denigrues. Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot në Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje. Që nga sot të gjithë deputetet, kryeministër, nuk lejohet kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë; ‘po ju lexoj një poezi’. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”, tha Hysi.

Teksa replikonte me kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama recitoi një poezi, siç e quajti ai, e cila u përdor me ironi në fjalimet e opozitarëve. Rama foli nga salla e Kuvendit për ngritje e ulje, ndërsa pretendonte që poezinë e di edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Dhe për më tepër pastaj kur fillojnë ato kërcënimet: jo po shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”, u shpreh Rama më datë 29 mars.

Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka e ka quajtur vendimin e  Byrosë për mospërjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Byroja, duke rrëzuar kështu kërkesën e LSI-së si skandaloz.

Paloka tha se nuk ka ndodhur kurrë që një kryeministër të quajë organ gjenital popullin e tij por sipas tij maxhoranca përdori të gjitha argumentet absurde për ta mbrojtur.

“Si të gjitha rastet e mëparshme megjithëse ky ishte rasti më skandaloz që mund të bëjë një kryeministër që quan organ gjenital popullin e tij. Nuk ka ndodhur, me politikanin më ordiner nuk ka ndodhur. Maxhoranca përdori gjithë argumentet absurdë për të mbrojtur kryeministrin. Së pari, kryeministri nuk erdhi të paraqitej para byrosë. Vërtetë nuk e detyron rregullorja por e detyron morali. Duhet të ishte për të dhënë shpjegime. Por ajo që ai ka thënë është shumë e qartë për këdo. Arritën deri aty sa zonja Hysi të kërkonte dhe dënimin e atyre që kanë bërë kërkesën sepse aty quhej kryeministri rrugaç. Morën vendimin si gjithnjë që kryeministri është i pafajshëm. Ne mbajtëm qëndrimet tona, që do i bëjmë publike edhe fjalën që kemi thënë aty. Nuk mund të arrihet në nivel të tillë që një kryeministër të fyejë një popull të tërë duke e quajtur organ gjenital dhe këta të mos kenë guximin ta dënojnë që të mos vijë në parlament”, deklaroi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY