VIDEO/ Spaho i telefonon ministrit Xhafaj: I dashur Fatmir…, je dhe jurist!

VIDEO/ Spaho i telefonon ministrit Xhafaj: I dashur Fatmir…, je dhe jurist!

86
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas përplasjes së deputetëve të opozitës me policinë në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Spaho i kërkon Xhafajt të ndërhyjë tek policia që ti lejojnë të futen në sallën e gjyqit, ndërkohë që Xhafaj i thotë se ky vendim i përket gjykatës.

“Këtu është gjykata civile i dashur Fatmir. Je jurist, e di më mirë se unë. Për të bërë letra ju nuk e keni problem. I bëni letrat edhe pasnesër për ditën e djeshme. Letrat i bëni dhe thoni se nuk ka vendim gjykate. Unë kam ardhur këtu, nuk ka pasur vendim, më kanë thënë do të hysh dhe nuk më lanë të hyj. Po çfarë përgjigjie do marrim, ai thotë s’di gjë, nuk jam këtu, jam në takim. E shikon sesi është këtu, çfarë hyrje? Kanë hyrë vetëm policë. Të ndjekim procesin, pse i pari gjyq është ky që zhvillohet në Shqipëri për të ndaluar. Gjithandej kemi qenë, kemi ndjek procesin, kaq çfarë do bëjmë. Çfarë rëndësie ka,atë do ta diskutojë gjykata, unë ka ardhur të ndjek procesin”, mësohet ti ketë thënë Spaho ministrit Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY