PROTESTË TJETËR/ Ballsh, naftëtarët futen me forcë brenda Uzinës

PROTESTË TJETËR/ Ballsh, naftëtarët futen me forcë brenda Uzinës

138
0
Shares

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqëndruar në Tiranë ku po zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit, situatë e tensionuar paraqitet edhe në uzinën e përpunimit të Naftës në Ballsh.

Naftëtarët atje arritën të shqyejnë portën e madhe të uzinës dhe janë futur brenda saj, pasi një përplasje me forcat e policisë që tentuan ti ndalojnë.

Naftëtarët kërkuan që të futen në uzië dhe të nisin punën të bllokuar disa muaj më parë.

Ata thonë se vetem 150 prej tyre lejohen që të futen brenda uzinës dhe të punojnë, duke e quajtur këtë vendim selektiv dhe në shkelje të kodit të punës.

Ata kërkojnë po ashtu pagat e prapambetura dhe statusin e naftëtarit

Protesta mbështetet nga Sindikata e Naftëtarëve dhe Federata e Sindikatave të Industrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY