Berisha: Farsë gjyqësore, tani revoltë popullore

Berisha: Farsë gjyqësore, tani revoltë popullore

80
0
Shares

Vendim politik e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha vendimin e gjykatës për 23 protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit.

Në një postim në Facebook, Berisha thotë se gjyqi ndaj tyre ishte një farsë gjyqësore politike dhe vendimi ishte bazuar në procesverbale pa asnjë provë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Vendim politik hakmarrës dhe antikushtetues!

Farsa gjyqësore politike më e turpshme, që nga kohërat më të zeza në diktaturë. Vendimi i turpshëm i bazuar kryekëput në falsifikime kriminale të dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnjë provë e asnjë fakt dhënë me urdhër të kryegjykatësit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe që e lexoi në sallën e gjyqit përfaqësuesja e tij.

Ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm, është një thirrje për çdo shqiptar të permbysim sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë shqiptarët! Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore!

Për 23 të arrestuarit, Gjykata la sot 11 protestues në arrest në burg, dy në arrest shtëpie dhe 10 në detyrim paraqitje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY