5 shqiptarë në pranga, banda e kokainës shkatërrohet në Athinë

5 shqiptarë në pranga, banda e kokainës shkatërrohet në Athinë

99
0
Shares

Të paktën 5 shqiptarë u arrestuan sot ndërsa policia greke shkatërroi një grup të shpërndarjes së kokainës në Athinë. Shqiptarët që vepronin në zonat e Neas, Smirnit, Kalitheas dhe Larisas janë të moshës 31-35 vjeç.

Në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë. Në mesin e të ndaluarve është edhe një femër.

Nga ky operacion u sekuestruan 436 gramë kokainë, 300 gram përzierës, 2000 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 2 makina, 14 celulare. Udhëheqësi i bandës ishte një 34-vjeçar, identeti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës dhe drejtonte anëtarët e tjerë në mënyrë që droga të ruhej në vende të përshtatshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY