Gjermani, burri serb vret në sy të vajzës gruan shqiptare

Gjermani, burri serb vret në sy të vajzës gruan shqiptare

129
0
Shares

Të dielën, pak pas orës 19 është vrarë në banesën e saj në Winterlingen, Landi Baden Wüurttmeberg, një grua 41 vjeçare. I dyshuar për vrasje, është marrë në arrest bashkëshorti i saj 48 vjeçar.

 

Pas hetimeve të para, prokuroria konstaton se 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan presseportal.de. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një dramë familjare. Vajza 17 vjeçare e çiftit, e cila në ato momente ndodhej në banesë ka pësuar lëndime të lehta.

Bashkëshorti i dyshuar për vrasje, ka nënshtetësi të Serbisë ndërsa e shoqja, nënshtetësi kosovare, shkruan albinfo.ch.

Për sqarimin e detajeve të ngjarjes kërkohet ndërmarrja e hetimeve të gjera kriminale teknike dhe nga fusha e mjekësisë ligjore.

Bashkëshorti i arrestuar si i dyshuar për vrasje, gjatë ditës së sotme do t`i dorëzohet gjyqtarit hetues në Gjykatën kompetente penale.

Për zbardhjen e rrjedhës së vrasjes, Derejtoria e Krimit në Policinë e Rottweil-it ka formuar një grup të veçantë hetues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY