FOTO GALERI/ Arnauti Met Kanani del në gjyq, policia shqiptare yxhym në Stamboll

Ndaje

Agjencia e lajmeve turke, CNN, raporton se 11 të arrestuarit si pjesë e bandës së të ashtuquajturit baroni shqiptar i drogës, Met Kanani, si dhe ky i fundit kanë dalë para trupit gjykues.

Në Stamboll ka shkuar një grup i policisë shqiptare që do të merret me hetimet për “Escobarin shqiptar”, Met Kanani, i cili u kap 1.1 ton kanabis.

Së fundmi, autoritetet turke gjetën dhe një magazinë droge që përdorej nga shqiptari për të mbjellë kanabis.

Kanani akuzohet se ka trafikuar ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje