DETAJET&EMRA/6 të arrestuar, qindra kile kanabis pluhur, ditë e keqe për trafikantët...

DETAJET&EMRA/6 të arrestuar, qindra kile kanabis pluhur, ditë e keqe për trafikantët e Vlorës

126
0
Shares

Ne foto, skafi i kapur sot nga policia

Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmë natën dhe sot në orët e para të mëngjesit një prej aksioneve të saj më të sukseshme. N ënjë kasion ku u përfshinë rreth 40 forca speciale të policisë, delta force dhe policia kufitare u kap një sasi e madhe hashashi, vaj hashashi, disa automjete, një gomone ndërsa u arrestuan 6 trafikantë.

Policia ka dhënë detajet e operacionit që u zhvillua në Orikum.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Forcë dhe Roja Bregdetare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar një operacion antidrogë, të koduar ”SEA”, në të cilën morën pjesë 40 forca policie dhe u finalizua me sukses duke sekuestruar : 629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, 6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate, 900 gramë vaj hashashi, 5 automjete, 1 mjet lundrues tip gomone, thuhet në njoftimin e policisë, i shpërndarë vetëm për disa media të privilegjuara nga policia.

Të arrestuarit 

Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum,

Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum,

Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë,

Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,

Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY