Kryeministri Rama nuk heq dorë nga taksa e rrugës, nis fjalimin me...

Kryeministri Rama nuk heq dorë nga taksa e rrugës, nis fjalimin me Kodin Penal

104
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nisi sot fjalimin e darkës me Kodin Penal duke kërcënuar të gjithë protuestuesit dhe ata që e mbështetën protestën.

Rama tha se të gjithë ata që bllokuan rrugën dhe dëmtuan pasurinë e përbashkët dhe private do të marrin ndëshkimin më të merituar.

Pas kërcënimeve ai tha se do të bashkëbisedojmë me qytetarët duke shpjeguar të gjitha gënjeshtrat për kontratën. Ai tha se kontrata parashikon mbi 120 milionë dollarë në vit karta që do të jepen për të gjitha ata që e përdorin shpesh atë rrugë. Ne jemi ulur me kompaninë për të përcaktuar pagesat e posacme të rrugës, tha Rama.

Ai theksoi se përdoruesit e shpehstë të rrugës nuk do të paguajnë njësoj si të tjetër. Në do të vijojmë takimet me të gjithë për të shpjeguar se cfarë do të bëjmë.

Në fund Rama përjashtoi nga PS të gjithë këshilltarët e bashkisë së Kukësit që votuan për protestën e rrugës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY