VIDEO & DOKUMENT/ Fatmir Xhafaj “i zbret nga froni” dhe “i shpronëson”...

VIDEO & DOKUMENT/ Fatmir Xhafaj “i zbret nga froni” dhe “i shpronëson” edhe heronjtë Saimir Tahirit

204
0
Shares

U nderua në vitin 2016 ditën e daljes në pension nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako për kontributin e tij prej 45 vitesh si punonjës i Policisë Rrugore, por telashet për Xhemil Halulin kanë nisur dy vite më pas. Në ceremoninë simbolike të daljes së Halulit në pension, Tahiri dhe Çako i dhuruan atij motorin e policisë me të cilin kishte patrulluar prej 22 vitesh.

I përlotur, Xhemil Haluli tha se kjo ishte një surprizë mjaft emocionuese për të dhe motori me të cilin ai kishte ndarë rreth dy dekada do të bëhej bashkëshoqërues edhe i viteve të pensionit. Por kur kanë kaluar dy vite, ish-punonjësit të policisë rrugore i duhet të kthejë motorin aty ku ia dhuruan, te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, ka firmosur një shkresë më 16 mars të këtij viti, ku kërkon kthimin e motorit.

Shkak për këtë sipas Ahmetit është bërë shkelja e procedurave ligjore nga paraardhësit e tij dy vuite më parë kur ia dhuruan ish-policit rrugor. Mësohet se shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, ka firmosur një shkresë më 16 mars të këtij viti, ku kërkon kthimin e motorit. Në letër thuhet brenda 5 ditëve nga kjo datë, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit. Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.

Video kur Saimir Tahiri i dhuron motorin policit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY