FOTO/ Si sot 88 vjet më parë u mblodh Parlamenti i parë...

FOTO/ Si sot 88 vjet më parë u mblodh Parlamenti i parë i Shqipërisë

257
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Më 27 mars 1920, ora 9.45, nisi për herë të parë jeta parlamentare e shtetit shqiptar. Deputetët u mblodhën në godinën e Zija Toptanit (sot selia e Akademisë së Shkencave), në anën lindore të ndërtesës (evidentuar në foto). Në atë kohë parlamenti quhej herë Senat dhe herë Këshilli Kombëtar.

Punimet i çeli deputeti më i vjetër Mytesim Këlliçi, duke pasur sekretar më të riun, Kostaq Kottën. Kjo trupë parlamentare deri në 15 nëntor 1920 zhvilloi 70 mbledhje.

Kryesia e parë e parlamentit ishte:

– Xhemal Naipi – kryetar

– Spiro Koleka – nënkryetar

– Hilë Mosi – sekretar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY