Shqipëtari, babai i 3 fëmijëve u dogj në flakë sot në Greqi

Shqipëtari, babai i 3 fëmijëve u dogj në flakë sot në Greqi

114
0
Shares

Një 45-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve, u dogj i gjallë sot pasdite në një magazinë frigoriferësh në Greqi.

Shpërthimi i zjarrit në kompleksin e madh frigoriferik “Alexopoulos” në Volos.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari punonte si saldator me dy punëtorë të tjerë në dyqanin e madh, ndërsa shpërtheu një zjarr i fuqishëm për arsye ende të panjohura qartësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga gazi ose materiale të tjera shumë të ndezshme, çka përhapi flakët me përmasa të mëdha.

Sipas dëshmive, 45-vjeçari u përpoq të dilte, arriti te shkallet e brendshme te të shpëtimit ku u gjet edhe trupi i tij i pajete.

Të dy punonjësit e tjerë arritën të dilnin dhe të shpëtonin.

Kompania “Alexopoulos” është mbyllur vitet e fundit dhe ende nuk dihet se çfarë lloj pune po bënin tre punëtorët brenda saj.

Për të shuar zjarrin në kompleks u desh ndërhyrja e 10 makinave zjarrfikëse dhe vinça nga sipër, ndërsa tymi ishte i dukshëm në një hapësirë të madhe në Volos.

Trupi i pajetë i shqiptarit fatkeq do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY