MOTI/ Parashikimi, sot dhe nesër, dy pamje të ndryshme të kohës

MOTI/ Parashikimi, sot dhe nesër, dy pamje të ndryshme të kohës

241
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajri të ftohta me origjinë Veriore të cilat do të vazhdojnë të mbajnë në vendin tonë dhe Kosovë mot me rreshje të pakta shiu dhe bore.

E Shtunë 24 Mars 2018

E Shtunë: Moti do të mbetet alternime vranësirash, rreshje shiu jo të vazhdueshme me intesitet të ulët, në zonën Veriperëndimore do ketë edhe kthjellime. Përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes do të vazhdojnë reshjet e borës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore -3/3°C

Zonat e ulëta 5/13°C

Zonat bregdetare 7/13°C

Kosova per ditën e Shtunë dt 24 Mars do të jetë me mot të vranët dhe të ftohtë. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera -4°C në mëngjes deri në deri në 2 °C në mesditë.

E Diel 25 Mars 2018

E Diel dt 25 Mars: Vendi ynë sërish do të preket nga rreshje shiu me intesitet mesatar. Në zonat malore do te ketë rreshje bore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,25 deri në 4,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore -1/7°C

Zonat e ulëta 5/13°C

Zonat bregdetare 7/14°C

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY