EMRI & FOTO/ “Prokuroria të hetojë peshkun e madh që grabiti 11...

EMRI & FOTO/ “Prokuroria të hetojë peshkun e madh që grabiti 11 mijë metër katrorë tokë në bregdet”

216
0
Shares

PD ka denoncuar sot ish-doganierin Alket Hyseni, sot deputet i PS, i cili ende nuk është marrë nën hetim nga Prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, nga selia blu, tha midis tw tjerave, se “vetë Alekt Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës”, ndaj, “Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër”.

Deklarata e Sekretarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish doganieri Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, nuk është marrë akoma nën hetim nga Prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

Vetë Alekt Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës.

Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër.

Heshtja nuk e ndihmon dot as Alket Hysenin dhe as Edi Ramën të fshehin këtë grabitje për llogari të mikut të kryeministrit, Gon Papuli.

Skema është e qartë. Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për falsifikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task Forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dinte konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentet është e babait të tij. Por që skema të përfundonte me sukses dhe toka bujqësore te mos mbillej me ullinj, por me beton, Edi Rama i dha mikut të tij Gon Papuli leje për të ndërtuar në tokën e grabitur prej ish shefit të Task Forcës. Përfitues nga ndërtimi do të jenë me letra Gon Papuli dhe Alket Hyseni.

Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardeve nga kryeministri që bërtet për drejtësi.

Njësoj si në diktaturën e napoleonit te Ferma e Kafshëve të George Orë​ell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”.

Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin, i cili jo vetëm ka grabitur prona, por, si drejtor i Zyrës Kundër Pastrimit të Parave  ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY