ALARMI/ Shoqata paralajmëron mbylljen e 50 mijë bizneseve

ALARMI/ Shoqata paralajmëron mbylljen e 50 mijë bizneseve

119
0
Shares

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm jep alarmin se viti 2018 do të jetë katastrofik për biznesin e vogël dhe të mesëm, pasi nga përfshirja në skemën e Tatimit të Vlerës së Shtuar, do të mbyllen 50 mijë subjekte. Kjo pasi Duke filluar nga 1 prilli, hyn në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH prej 2,000,000 lekë.

Në vitin 2018, në 6-mujorin e parë mund të mbyllen rreth 25 mijë biznese dhe deri në fund të 2018 do të mbyllen 50 mijë biznese. Pse jemi kundër vendosjes së TVSH-së në biznesin e vogël? Është projekt anti europian, është e gabuar, ky është një projekt anti-biznes. Për ekspertët, aktualisht biznesi i vogël dhe ai i mesëm po mbijeton duke përjetuar periudhë të vështirë ekonomike dhe depresive, si pasojë e taksave, por edhe konkurencës së pandershme. 

Gjendja reale e biznesit të vogël dhe të mesëm, që është 99%, është e rëndë. Po kalon vështirësi mjaft të madhe si pasojë e taksave dhe shtimit të tyre. Po kalojmë një kohë të vështirë ekonomike dhe depresive”, thotë Altin Nasto, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. 

Shqetësimet e ngritura i janë dërguar edhe institucioneve përkatëse, por deri tani nuk ka pasur ansjë reagim, në mungesë të së cilit, priten protesta nga ana e biznesit, deri në grevë urie.

“Para 10 ditësh i kemi dërguar një kërkesë Këshillit të Ministrave.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim, në mungesë të reagimit, në do të fillojmë protestat, sipas kushtetutës dhe ligjit, deri në grevë urie. Sipas statistikave, në 4 vitet e fundit janë mbyllur në gjithë vendin 80 mijë biznese të vogla dhe të mesme. Kanë qenë 196 mijë biznese ndërsa sot numërohen 108 mijë biznese”, vijon Altin Nasto, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Ndër shkaqet e mbylljes së biznese renditen, taksat e larta, çmimi i energjisë, karburantit, rënia e fuqisë blerëse, korrupsioni, klima e rendit dhe sigurisë, gjobat e shpeshta dhe ndryshimet e shpeshta ligjore.

Altin Nasto

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY