Rama takon Erdogan, nuk ka axhendë për bisedimet

Rama takon Erdogan, nuk ka axhendë për bisedimet

79
0
Shares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll, por end enuk ka asnjë të dhënë rreth axhendës së bisedimeve mes dy drejtuesve të lartë.

Pak më parë Edi Rama ka takuar edhe kryeministrin turk. Erdogan dhe Rama njihen për miqësi të ngushtë. Kryeministri shqiptar urdhëroi ministrin e tij të jashtëm kohë më parë të votonte një rezolutë kundër SHBA në OKB për t’i bërë qejfin Presidentit turk që kishte inicuar rezolutën.

Qeveria turke kishte premtuar vënien në punë të një linje kombëtare ajrore shqiptare ndërkohë që një kompani afër Erdogan do të kryejë ndërtimin e aeroportit të Vlorës i cili pritet të thithë gjithë fluksin e flutuirmeve turistike në Shqipëri duke nxjerrë jashtë loje aeroportin tashmë të ndërtuar të Kukësit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY