Rama cudit, bisedova për përmbytjet me Erdogan

Rama cudit, bisedova për përmbytjet me Erdogan

91
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike disa nga temat që janë biseduar me Presidentin Erdogan.

Ai është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, këtë mbrëmje. Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.

“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama në faqen e tij online.

Erdogan dhe Rama njihen për miqësi të ngushtë. Kryeministri shqiptar urdhëroi ministrin e tij të jashtëm kohë më parë të votonte një rezolutë kundër SHBA në OKB për t’i bërë qejfin Presidentit turk që kishte inicuar rezolutën.

Qeveria turke kishte premtuar vënien në punë të një linje kombëtare ajrore shqiptare ndërkohë që një kompani afër Erdogan do të kryejë ndërtimin e aeroportit të Vlorës i cili pritet të thithë gjithë fluksin e fluturimeve turistike në Shqipëri duke nxjerrë jashtë loje aeroportin tashmë të ndërtuar të Kukësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY