Pjerin Ndreu dhe Salvador Kacaj ndërhyjnë me telefon në emisionin për tokat...

Pjerin Ndreu dhe Salvador Kacaj ndërhyjnë me telefon në emisionin për tokat e Lezhës

431
0
Shares

Deputeti Pjerin Ndreu është përfshirë sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” ku po diskutohej për pronat e tjetërsuara në Lezhë dhe procesin gjyqësor që ka nisur dhe arrestimet e kryera nga policia në lidhje me akuzën.

“Më duhet të saktësoj faktin se Partia Socialiste ende nuk e ka nisur fazën e diskutimeve për kandidaturat e mundshme për zgjedhjet vendore të Lezhës. Aktualisht janë katër kandidatura të mundshme për të qënë kandidat për Bashkinë e Lezhës dhe se janë kandidatë potencial, por asnjë prej tyre nuk është i konfirmuar. Ne do të zgjedhim kandidatin më të mirë për ta fituar këtë njësi vendore dhe ju siguroj që do ta fitojnë me secilin kandidat. Kandidimi nuk është shtruar si çështje. Nuk është akoma opsioni im personal. Ka disa persona që aspirojnë të kandidojnë. Nga të arrestuarit ka nga çdo krah politik, ka edhe nga gjaku im.”, tha Ndreu.

Ndërkaq ka ndërhyrë në emision edhe ish kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kacaj i cili deklaroi se i kanë falsifikuar firmën në dokumentat e tjetërsimit.

“Më kanë falsifikuar firmën. E kam parë në prokurori, ajo nuk është firma ime.” – u shpreh Kaçaj live në emisionin “Të Paekspozuarit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY