PISTAT & MOTIVET/ Hetimet për vrasjen në Dibër, dyshime për përfshirjen edhe...

PISTAT & MOTIVET/ Hetimet për vrasjen në Dibër, dyshime për përfshirjen edhe të një bashkëpunëtori

161
0
Shares

Dy ditë pas arrestimit të Mahmut Gegës, si autor të dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit në Maqellarë të Dibrës, policia ka ende pikëpyetje mbi motivin e krimit. Një person tjetër dyshohet se ka bashkëpunuar me Gegën. Për të kanë nisur kërkimet, por nuk jepen më shumë detaje.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Dibrës thanë për Televizionin Klan se hetimi ka dokumentuar plotësisht përfshirjen e Gegës, në ekzekutimin e Kosiqit. Hetuesit pohojnë se mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes.

Si pistë e parë mbetet ajo e një konflikti mes viktimës dhe Mahmud Gegës, tri vite të shkuara, për motive të dobëta. Hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë që Kosiqi të jetë futur në kurth nga Gega, për llogari të personave të tjerë.

Viktima njihej si person problematik dhe i dyshuar si i përfshirë në kontrabandë mallrash nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY