FOTO/ Stuhi bore në Kukës, temperaturat zbresin në minus

FOTO/ Stuhi bore në Kukës, temperaturat zbresin në minus

150
0
Shares

Siç ishte parashikuar nga sinoptikanët për këtë periudhë të fundit të Marsit, verilindja e vendit është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta e stuhi bore. Temperaturat zbritën në minus 2 gradë celsius.

Reshjet e borës nuk kanë intensitet të lartë, gjithsesi një shtresë e hollë ngrice mbuloi rrugët dhe aksin kombëtar nga Morini deri në Reps të Mirditës. Mjetet borëpastruese u stacionuan që në orët e mbrëmjes, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për të shmangur problematikat.

Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postblloqe në disa segmente, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve dhe kontrolluar për pajisjet dimërore. Qarkullimi nuk është ndërprerë as në rrugët e tjera, që lidhin Kukësin me Hasin Peshkopinë e Pukën.

Edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme. Në zonat rurale ka pasur disa herë ndërprerje të energjisë, por është stabilizuar nga grupet e avarisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY