VIDEO/ Çudia në Shkodër, njerëzit në ujë, peshqit në rrugë

VIDEO/ Çudia në Shkodër, njerëzit në ujë, peshqit në rrugë

217
0
Shares

Sërish në NënShkodër dhe lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ka pasur rritje të nivelit të ujit.

Mëngjesin e sotëm ka pasur dhe një dalje të lehtë të Bunës mbi pedonale pranë Urës së Bunës.

Zona më e kërcënuar në qytetet mbetet periferia perëndimore e qytetit, zona e Livadheve pranë ish-Zukthkashtës, që laget nga Liqeni Shkodrës dhe Lumi Buna.

Disa banesa janë përmbytur kanë ujë brenda, ndërsa të tjera kërcënohen. Por përmbytja këtë herë ka krijuar një situatë të çuditshme në qytetin e Shkodrës. Ndërsa intervistonim një banore të zonës në asfalt kanë filluar të dalin peshqit.

E ndërsa mbledhin peshk, banorët bëjnë apel për ndihmë.

“Ça të bëjmë, po mbledhim peshk”, thotë një banor.

Por pak më në brendësi të periferisë së qytetit, në zonën e Livadheve njerëzit po flenë mbi ujë, banesat janë përmbytur dhe orenditë shtëpiake janë dëmtuar. Ky eshte Arjan Alia fëmijët e tij po flenë mbi ujë.

Arjan Alia, banor i zonës po mundohet të shpëtoje ç’të mundet nga orenditë shtëpiake.

Në të gjithë NënShkodrën dhe periferinë e qytetit janë 4700 ha toka nën ujë, mbi 400 shtëpi të rrethuara nga uji e rreth 20 banesa të përmbytura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY