Tirana politike në festë për votën në Kuvendin e Kosovës

Tirana politike në festë për votën në Kuvendin e Kosovës

62
0
Shares

Kreu i opozitës ka përshëndetur sot votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e  Zi nga Kuvendi i Kosovës.

“Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.
Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon.
Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese.
Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.
Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves”, deklaron Basha.

Po ashtu edhe deputeti Genc Pollo që drejton komsionin për Integrimin në Kuvend ka përshëndetur votimin e sotëm në kuvendin e Kosovës.

“Më në fund! Lajmi i mirë e i pritur nga Kosova. Përgëzime deputetëve. Kufij të qartë, fqinj të mirë. Tashti hapa të tjera në udhën e integrimit euroatlantik”, deklaron Pollo.

Po ashtu edhe deputeti Tritan Shehu ka përshëndetur votimin. “Ne planin formal kjo ngjarje pozitive eshte shume e rendesishme per ecurine e metejshme te Kosoves”, thotë Shehu.

Në të njëjtën kohë ka përshëndetur këtë votim edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Super🇽🇰Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta👍Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”, komenton Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY