Fier, dy persona qëllojnë me armë zjarri në drejtim të policisë

Fier, dy persona qëllojnë me armë zjarri në drejtim të policisë

137
0
Shares

Policia e Fierit bën të ditur se dje, rreth orës 17:45, janë njoftuar se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.

Policia iu vu në ndjekje 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen.

Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H. M., dhe K. M.

Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY