EMRI/Arrestim i ri për skandalin e tokave në Lezhë

EMRI/Arrestim i ri për skandalin e tokave në Lezhë

140
0
Shares

Policia sapo ka arrestuar Lekë Frrokun, i cili dyshohet se është i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Frroku u arrestua në afërsi të Rinasit, gjatë një kontrolli të rastësishëm, teksa mësohet se ishte në shoqërinë e dy femrave. Mësohet se Frroku ka qenë një ndër organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave përmes të cilës janë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Disa ditë më parë, një prej zyrtarëve që u arrestuan për këtë vepër penale ishte dhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, por gjykata vendosi t’a lërë në ‘arrest shtëpie’ dy ditë më pas. Arrestimi i kryebashiakut demokrat u shoqërua me protesta nga familjarë e mbështetës të Frrokajt, si në komisariatin e policisë, ashtu edhe para gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY