Duma nxjerr dokumentin, kërkon paratë për vitin e parë

Duma nxjerr dokumentin, kërkon paratë për vitin e parë

156
0
Shares

Një vendim për heqjen apo shtyrjen e pagesës së vitit të parë të specializimit për mjekët që specializohen në fusha të ndryshme të mjekësisë ka shqetësuar deputeten e PD-së, grida Duma.

Ajo ka publikuar sonte vendimin e ministrisë së Shëndetësisë pas një shqetësimi që kanë paraqitur një grup mjekësh.

“Specializimi afatgjatë është punë me kohë të plotë dhe madje shpesh dhe me orë më të zgjatura. Kjo do të thotë që këta mjekë nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi dhe të ardhurash. Po ashtu shkollimi në mjekësi është shkollimi më i gjatë dhe të përballosh kostot e këtij shkollimi kërkon shumë më tepër të ardhura se studimet e tjera.

Vendimi për ti hequr pagesën është pohimi që shëndetësia po shkatërrohet me qëllim, po penalizohen më të mirët. Ndërkohë që mbështetja financiare e specializantëve në këto kushte ku ndodhet vendi në nevojën per mjekë specialistë është emergjencë kombëtare.

Pasojat e këtij vendimi janë humbja e më të mirëve sepse nuk e përballojnë dot vitin pa asnjë të ardhur ndërsa do punojnë me kohë të plotë në spitale, dhe nëse nuk e përballojnë dot largimi i tyre nga Shqipëria është opsioni i vetëm për të mos humbur edhe vitet e investuara më parë në mjekësi”, komenton Duma.

Në vijim ajo thotë se ministria duhet të kthejë pagesën e vitit të parë. “Është e papranueshme të penalizosh mjekët e rinj më të mirë.  Arsyet se përse është marrë ky vendim janë të paditura por pasojat janë të ditura. Ministria duhet të kthejë pagesën në vitin e parë, si detyrim edhe kontraktual ndaj specializantëve”, deklaron deputetja e PD, Grida Duma.

Image may contain: text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY