DETAJE/Policia tregon rrethanat e arrestimit të Lek Frrokut

DETAJE/Policia tregon rrethanat e arrestimit të Lek Frrokut

199
0
Shares

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Lek Frrokut sot në Tiranë. Frroku u arrestua në orët e pasdites dnërkohë që lëvizte lirshëm në Tiranë.

Ai është i dënuar me arrest me burg dhe konsiderohet si autori i skemës së tjetërsimit të tokave në ranën e hedhun.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të  Operacionit “Ranishtja 4” ,  ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.

Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë,  në bashkëpunim me Drejtorinë  Operacionale në Policinë e Shtetit si  dhe me  Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale   është  bërë  kapja dhe ndalimi i shtetasit :

-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”,  për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY