Vrasja në Dibër, arrestohet autori

Vrasja në Dibër, arrestohet autori

272
0
Shares

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri Elsi Kosiqi. Në pranga u vu M. G., i cili rezulton banues në njësinë administrative Shupenzë.

Sipas dyshimeve paraprake të Policisë, vrasja ndodhi për për motive të dobëta.

“Në vijim të informacionit paraprak, ku është  vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E. K., rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi: M. G., banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes”, njoftoi Policia.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY