Tiranë, të moshuarit përleshen me thika në pikën e basteve sportive

Tiranë, të moshuarit përleshen me thika në pikën e basteve sportive

97
0
Shares
Foto Ilustruese

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë ditën e djeshme në kryeqytet. I moshuari I. H., 71 vjeç, ka plagosur me thikë 53-vjeçarin Z. G., me banim në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pikë të basteve sportive.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 71-vjeçarit ka përfunduar nisur një procedim penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm, njoftoi Policia. Dyshimet paraprake të policisë janë se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY