Sarkozi, ish-Presidenti i Francës arrestohet për shkak të Gadafit

Sarkozi, ish-Presidenti i Francës arrestohet për shkak të Gadafit

145
0
Shares

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte. Ai ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka marrë fonde nga ish-diktatori libian, Colonel Gaddafi.

Sipas Le Monde ai po merret në pyetje nga policia në lidhje me financimin nga Libia për fushatën presidenciale të vitit 2007, të cilën ai e fitoi.

Një ish-ministër dhe aleat i ngushtë i Sarkozisë, Brice Hortefeux, u mor gjithashtu në pyetje nga policia të martën në mëngjes në lidhje me hetimin.

Sarkozy, i cili shërbeu si president nga viti 2007 deri në 2012, gjithmonë ka mohuar të ketë pranuar ndonjë fond të paligjshëm gjatë fushatës dhe ka hedhur poshtë akuzat nga Libia duke i konsideruar ato groteske.

Në janar, biznesmeni francez, Alexandre Djouhri, i dyshuar nga hetuesit për ndërmjetësimin për të financuar fushatën e Sarkozy, u arrestua në Britani.

Sarkozi tashmë është urdhëruar që të gjykohet në një çështje të veçantë lidhur me financimin e fushatës së tij të dështuar në vitin 2012, kur ai u mposht nga Francois Hollande.

Ai mund të mbahet nga policia deri 48 orë para se të përballet me panelin e gjyqtarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY