FOTO/ Rikthehen vajzat e librave, provokojnë “letërsinë mashkullore”

FOTO/ Rikthehen vajzat e librave, provokojnë “letërsinë mashkullore”

189
0
Shares

“Letërsia dhe qyteti”, aktiviteti që arriti ta bënte Tiranën të fliste për letërsinë një vit më parë, do të rikthehet sërish këtë javë. Të enjten më 22 mars ora 18.30 në Bar “Domus” do të mbahet takimi i parë i një cikli takimesh kushtuar shkrimtareve femra.

E ftuara e parë e dy gazetareve Beti Njuma dhe Alda Bardhyli do të jetë shkrimtarja Flutura Açka. Me një karrierë të gjatë si botuese dhe shkrimtare Açka do të vijë në një bisedë të gjatë për rrugëtimin e saj letrar.

Në fokus të “Letërsisë dhe qyteti” këtë vit do të jenë autorët femra. Dy gazetaret thonë se kanë zgjedhur ti kushtojnë më shumë hapësirë bisedës me autoret femra, duke pasur parasysh historinë e letërsisë shqipe e cila është një histori mashkullore. Deri në vitet 80-të ka qenë e vështirë të idenfikoheshin autore femra, dhe pothuajse gjithë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte e mbushur me burra.

Por cili është roli dhe fati i autoreve femra në historinë e letrave shqipe? Si u soll soc-realizmi me to, dhe a mund të flasim sot për histori krenare të grave në letërsi.. Këtyre pyetjeve do ti japin përgjigje autoret femra të përzgjedhura për këtë cikël takimesh, që ashtu si një vit më parë pritet të zgjojë interesin e lexuesve.

Pothuajse çdo javë përballë dy gazetareve të njohura për lidhjen e tyre me librin, çdo autore do të tregojë rrugëtimin e saj. Nuk do të mungojë në këto rrëfime asnjë autore femër protagoniste në letrat shqipe. Autorët që u rrëfyen vjet përballë Njumës e Bardhylit ishin Fatos Lubonja, Brikena Çabej, Lindita Arapi, Besnik Mustafaj, Edmond Tupja, Bardhyl Londo, Ylljet Aliçka, Ardian Vehbiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY