EMRI & FOTO/ Violinistja virtuoze, ambasadorja e vlerave shqiptare, rikthehet në vendlindje!

EMRI & FOTO/ Violinistja virtuoze, ambasadorja e vlerave shqiptare, rikthehet në vendlindje!

258
0
Shares

Violinistja virtuoze Alda Dizdari, prei vitesh e vendosur ne Britanine e Madhe, me nje kariere solistike shume te pasur dhe e cilesuar nga BBC Radio 3 si “artiste e madhe”,  rikthehet ne Shqiperi per dy projekte te vecanta.

“Ne Gjurmet e Bahut”, nje udhetim muzikor per violine solo

“Ne Gjurmet e Bahut” eshte nje rrugetim muzikor qe permbledh gati tre shekuj te muzikes klasike dhe eksploron veprat me brilante te repertorit violinistik solo.

Alda, sjell per here te pare ne skenen Shqiptare nje program solo qe perfshin nga J. S. Bach deri ne kompozitore te shekullit te 20-te. Ajo do te interpretoje Premieren e Sonates per Violine Solo to kompozitorit te famshem Hungarez, Bela Bartok. Ky program ben pjese ne CD-ne a saj nga studio me te njejtin titull qe pas nje turneu te suksesshem neper Mbreterine e Bashkuar Alda do te prezantoje ne shume vende te tjera.

Pervec ketij prezantimi solo, Alda se bashku me dy artiste te shquara shqiptare, Dorina Laro dhe Kristina Petrollari Laco do te prezantojne nje program teper te vacante me vepra per piano trio. Ky koncert realizohet me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures dhe perfshin ne programe ciklin e  triove “Kenget e Tokes” te kompozitorit Limos Dizdari si dhe Trion ne Si Maxhor te Johannes Brahms.

Alda Dizdari eshte nje violiniste me temperament shperthyes dhe teknike brilante. Ajo eshte vleresuar nga mediat e specializuara si nje “Talent i Vecante & Nje Yll per tu Ndjekur”,

https://www.gramophone.co.uk/review/eastern-europe-a-musical-journey

Ajo ka dedikuar jeten e saj pomovimit te nje repertori shume te gjere solistik, i cili perfshine vepra qe nuk jane shume te luajtura ne vende te Evropes Lindore. Ne 2016 ajo beri premieren e koncertit te Elgarit per Violine ne Tirane dhe vazhdoi nje turne me kete koncert ne vende te tjera te lindjes ku ky veper eshte pak e njohur. Ne tenor 2018 Alda do te interpretoj Elgarin ne Cadogan Hall se bashku me Orkestren e Southbank Sinfonia dhe do te lancoj edhe nje liber qe pershkruan udhetimet e saj neper Evropen Lindore me titull: “Nje puthje me te kaluaren, Elgar ne vende te panjohura”.

Alda ishte protagonistja kryesore ne pjesmarrjen e Orkestres se Radio-Televizionit Shqiptar ne Britanine e Madhe, ku ata se bashku interpretuan Koncertin e Sibeliusit ne Katedralen e Canterbury-t.

E lindur ne Tirane, ne nje familje me tradite muzikore, vajza e dy muzikanteve te shquar, kompozitorit Limos Dizdari dhe pedagoges se pianos Adriana Dizdari, Alda vazhdoi studimet e violines ne Liceun Jordan Misja, dhe me pas ne Rumani ne Liceun George Enescu dhe Universitetin e Muzikes ne Bukuresht. Ajo kreu nje Master ne Interpretim ne Universitetitn e Illinois, SHBA dhe me pas nje diplome solistike ne Londer ne Guildhall School of Music and Drama me pedagogun e famshem, David Takeno. Qe ne 2004 Alda jeton ne Londer, Angli dhe eshte tashme nje nenshtetase Angleze.

Alda Dizdari mbetet nje ambasadore e Shqiperise dhe vlerave me te mira kulturore qe ka ky vend.

Ajo vazhdon ne menyre konstante te sjelle ne skenat shqiptare realizimet e saj me te dashura dhe promovon vlerat e vendit te saj kudo ku shkon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY