Ilir Meta jep autorizimin për detin

Ilir Meta jep autorizimin për detin

77
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i ka hapur dritën jeshile vazhdimit të negociatave në nivel ekspertësh për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Kreu i shtetit ka firmosur në orët e pasdites së të kësaj të hëne vendimin që autorizon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për vazhdimin e negociatave me palën greke, njofton top channel përmes faqes së tij online.

Kjo lëvizje e Presidentit zhbllokon bisedimet mes Tiranës dhe Athinës për një sërë çështjesh në diskutim, por edhe vizitën e kryeministrit grek Tsipras për pashkët ortodokse në Korçë, ku do të takojë Ramën.

Një ditë më parë, përmes një interviste për gazetën greke “To Vima”, Ilir Meta tha se marrëveshja e re për kufirin detar nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe”, që ai tha se është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, kur argumentoi rrëzimin e marrëveshjes Berisha-Karamanlis të 2009.

“Shqipëria dhe Greqia janë të interesuara që marrëveshja për detin të jetë ligjërisht e përkryer, praktikisht e zbatueshme dhe përfundimisht e pakthyeshme”, ka thënë ai.

Ilir Meta refuzoi të japë më herët autorizimin për plotfuqishmërinë e Bushatit duke kërkuar që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë, si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator.

“Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe padashje”, deklaronte Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY