VIDEO/ Lezhë, nis festa pas lirimit të kryebashkiakut: Rroftë drejtësia, rroftë Frani

VIDEO/ Lezhë, nis festa pas lirimit të kryebashkiakut: Rroftë drejtësia, rroftë Frani

165
0
Shares

Menjëherë pas vendimit të gjykatës së Lezhës për të liruar nga burgu kryebashkiakun Fran Frrokaj jashtë ambienteve të gjykatës ka nisur festa e simpatizantëve të tij.

Nën brohoritjet “Rroftë drejtësia, rroftë Frani” simpatizantët kanë nisur festën.

Prej tre ditësh simpatizantët e kryebashkiakut qëndronin para drejtorisë së Policisë së Lezhës. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave përmes falsifikimit, ndërsa tashmë hetimi do të vijojë në masën “arrest shtëpie”.

Këto janë pamjet kur Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për kryebashkiakun Fran Frroku dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar pak ditë më parë nga policia për çështjet e tokave në zonën e Shëngjit dhe të Ranës së Hedhun.

Vendimi i marrë është lexuar shpejt e shpejt nga gjykatësi i kësaj mase sigurie, ndërsa në fund të tij nuk kanë munguar duartrokitjet.

 

©

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY