Aktorët, debat për “teatrin e kullave”, kundër PPP

Aktorët, debat për “teatrin e kullave”, kundër PPP

171
0
Shares

Aktori Bujar Asqeriu ka prezantuar para artistëve një projekt për ndërtimin e një godinë të re të teatrit ngjitur me ndërtesën ekzistuese ndërsa aktorët u mblodhën sot për të diskutuar për problematikat e Teatrit Kombëtar.

WhatsApp Image 2018-03-19 at 18.24.17

Gjatë fjalës së tij, aktori Robert Ndrenika pohoi se i ishte dukur interesant projekti i prezantuar, ndërsa theksoi se ka shumë variante. Mes të tjerash Ndrenika, një nga zërat e fuqishëm që është shprehur kundër shembjes së godinës ekzistuese të teatrit, ndërsa shtoi se ajo nuk duhet te jepet me PPP (Partneritet-publik-privat).

WhatsApp Image 2018-03-19 at 18.24.15

“Mua nuk ma heq njeri nga mendja, se edhe Maqedonia u bën teatër shqiptarëve. Pra nuk jam fare dakord për formulën PPP. Më paraqiti zoti Kapexhiu një variant, më pëlqeu. Ka disa variante. Le të bëjnë ato 6-7 kulla që duan të bëjnë. Ne le të na japin sheshin përpara te vëllezërit Frashëri. Pra ka variante. Unë jam kundër variantit PPP sepse në të gjitha këndvështrimet ky variant është për të përfituar privati, dhe jo teatri”, tha Ndrenika, duke dalë kundër propozimit të qeverisë Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY