EMRI/Lushnjari me makinë të blinduar i ikën më këmbë policisë

EMRI/Lushnjari me makinë të blinduar i ikën më këmbë policisë

200
0
Shares

Një lushnjar që mbante makinë të blinduar është larguar me vrap rrugicave të qytetit pas një kërkese për ndalim që I bëri policia. 37-vjeçari është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të uniformave blu.

Julian Sulo ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMW të blinduar, kur në lagjen “Gafur Muço” të Lushnjes iu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll.

37-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe u arratis, duke braktisur më pas makinën dhe u largua në këmbë nëpër rrugicat e qytetit.

Uniformat blu të Lushnjes dhe FNSH e Fierit u vunë në ndjekje të tij, dhe e arrestuan në lagjen “18 Tetori”.

Në afërsi të mjetit të braktisur u gjet një pistoletë tip “Grand Power Q 100”, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY