Indrit Vokshi/ Prokuroria kallam bambuje, dy standarte për të njëjtën akuzë për...

Indrit Vokshi/ Prokuroria kallam bambuje, dy standarte për të njëjtën akuzë për Dakon dhe Frrokajn

194
0
Shares

Fran Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre. Deklerata e policisë thotë se është ndryshuar cilësimi i tokës. Ka nja dy orë që po shoh ligjet dhe detyrën për cilësimin e tokave e kanë zyrat e menaxhimit pranë qarkut dhe bashkisë. Nuk ka detyrë kryetari as të cilësojë, as të ndryshojë cilësim, se as nuk është eksperti as mbieksperti.

Pra, si mund ta shpërdorosh një detyrë që nuk e ke?

Prokuroria po bëhet kallam bambuje, pasi me 13 mars, në hetimin për leje të paligjshme në Durrës, jo që nuk u arrestua Vangjush Dako por edhe për shefin e urbanistikës u kërkua masë pezullimi nga detyra.

Tashti ose të mbajnë standarte ligjore ose të deklarojnë haptas se kemi vendosur t’i përndjekim disa njerëz, se na duhet për konsum në opinionin publik dhe na prishin edhe llogaritë elektorale; kështu që, t’i përfshijmë, se njolla mbetet, njerëzit thonë hë se diçka ka. Anakronik edhe reagimi i z.Basha i cili para 6 muajsh shpalli se kryeprokuror dhe kryegjyqtar i Shqipërisë është Edi Rama, ndërsa tashti shpreson dhe uron që Edi Rama si kryeprokuror e kryegjyqtar, të mos e përdorë drejtësinë. Po se çfarë i duhet drejtësia atij, përveçse për ta përdorur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY