FOTO/ Durrës, pas pezullimit të drejtorit të Urbanistikës, IKMT bllokon hotelin 7-katësh...

FOTO/ Durrës, pas pezullimit të drejtorit të Urbanistikës, IKMT bllokon hotelin 7-katësh buzë detit

214
0
Shares

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar punimet e një hoteli 7 katësh në Durres. Objekti po ndërtohej ndërmjet rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit me pronar shtetasin Ndriçim Domi. Në vendimin e saj, IKMT ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që ndërtimi i objektit shkel ligjshmërinë për ndërtimin në zona me rëndësi kombëtare dhe në bregdet.

IKMT shprehet se në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera të shtetit shqiptar, do të vijojë të zbatojë ligjin dhe detyrimet e saj në mbrojtje të territorit shqiptar.

Disa ditë më parë, për këtë ndërtim, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit vendosi pezullimin nga detyra të shefit të Urbanistikës së kësaj bashkie, Adhurim Qehajaj. Sipas vendimit të gjykatës, ai akuzohet për shpërdorim detyre. Mësohet se Adhurim Qehajaj, ka firmosur për lejen e hotelit te zona e Plazhit pranë Portit.

Adhurim Qehajaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY