Basha në Lezhë, ka një mesazh të rëndësishëm për strukturat e PD

Basha në Lezhë, ka një mesazh të rëndësishëm për strukturat e PD

164
0
Shares
Foto Arkiv, Lulzim Basha ne nje takim ne Lezhe

Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm”.

Një orë pasi ka dhënë këtë deklaratë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në qytetin e Lezhës dhe ka nisur një takim me drejtuesit e Partisë Demokratike, ku pritet të japë një mesazh të rëndësishëm.

Takimi i tij me demokratët vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj për abuzime me tokat në bregdet, arrestim për të cilin Basha sot ka ngritur dyshimin e madh se është i njëanshëm, fryt i një drejtësie selektive të orientuar nga kryeministri Edi Rama.

“Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, tha kreu i opozitës. Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar: të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm. Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër”, theksoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY