VIDEO/ Lezhë, dalin pamjet kur policia ndalon kryebashkiakun

VIDEO/ Lezhë, dalin pamjet kur policia ndalon kryebashkiakun

121
0
Shares

Dalin pamjet e momentit, kur policia  ndaloi paraditen e sotme kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Ai u shoqërua, kur sapo kishte dalë nga zyra dhe ishte i shoqëruar nga persona të tjerë. Para se Frrokaj të dilte, disa makina policie kishin bërë më herët sigurimin e perimetrit të zonës, sipas protokolleve të sigurisë.

Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ishte duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit, dy makina, e ndaluan në rrugë dhe njëri prej oficerëve i ka komunikuar se duhet të shkonte në polici.

Fran Frrokaj siç duket edhe nga pamjet nuk i ka bërë aspak rezistencë kërkesës së bërë ndaj tij dhe ka pranuar të shkojë në polici duke u futur brenda në makine. Ende nuk dihet nëse atij i paraqiten ndonjë dokument zyrtar për ndalimin e tij apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY